Ben Affleck i propozoi për herë të dytë për martesë Jennifer Lopez me një unazë prej diamanti jeshile 8.4 karatësh. Megjithëse, aktori i dhuroi një unazë diamant rozë 6.1 kur u fejuan për herë të parë në vitin 2002, guri i ri duket se është më simbolik.
“E gjelbërta është ngjyra ime e preferuar; është gjithashtu ngjyra ime me fat”, tha këngëtarja. “Natyrisht, do të jetë ngjyra ime me fat përgjithmonë tani. Do të thotë shumë kur dikush mendon për ty, të do dhe të sheh. Dhe ishte vetëm momenti më i përsosur.”
Në të vërtetë, fustani i saj Versace me printime që veshi Grammy 2000, është një nga paraqitjet më ikonike të të gjitha kohërave. Dhe në vitin 2003, Lopez mori pjesë në Oscars me Affleck me një fustan Valentino në ngjyrë menteje që përputhej me unazën e saj të re.
“Nëse ky është me të vërtetë një diamant jeshil, atëherë unë jam i habitur,” tha CEO i Diamond Pro, Mike Fried për Page Six Style, pasi u publikua lajmi për fejesën e dytë të çiftit.
“Një diamant jeshil i asaj madhësie është tepër i rrallë dhe do ta zbehte vlerën e unazës së tyre të mëparshme të fejesës. Unë do ta vlerësoja unazën mbi 5 milionë dollarë dhe mund të vlente më shumë se 10 milionë dollarë.”
/abcnews.al