Më 14 shtator 2022, në orën 14:22, 10 roje, ish dhe anëtarë të tanishëm të ushtrisë, morën trupin e Mbretëreshës Elizabeth II nga Buckingham Palace.
Më pas ata vendosën arkivolin, i cili ishte i mbështjellë me flamurin mbretëror me kurorën perandorake me diamant sipër në një karrocë të tërhequr me kuaj për procesionin 38-minutësh drejt Westminster Hall.
Me gjithë madhështinë dhe ceremoninë që rrethon një ngjarje kaq të paprecedentë në botën moderne, shumë njerëz kanë pyetur veten se çfarë domethënieje mund t’i kushtohet kohës shumë specifike në të cilën arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth u largua për herë të fundit nga rezidenca zyrtare në Londër.
Shumë teori janë fokusuar në tema biblike, ose spekulojnë se ka të bëjë me nderimin e një monarku tjetër që vdiq në vitin 1952.
Një teori se pse u zgjodh ora e saktë 2:22 pasdite, është sepse heqja e arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II nga Pallati Buckingham ka të bëjë me rëndësinë biblike të numrit 222, i cili për shumë të krishterë simbolizon dashurinë dhe unitetin.
Një tjetër teori është se koha u zgjodh për të nderuar babain e Mbretëreshës, George VI. Pas vdekjes së tij në vitin 1952, kambana e Sebastopolit në Kështjellën Windsor ra 56 herë për çdo vit të jetës së mbretit, duke përfunduar saktësisht në orën 14:22.
Ndërsa, një teori e tretë thotë se koha mund të lidhet me Jubileun Platinum të Mbretëreshës, i cili u festua shkurtin e kaluar më 22/2./abcnews.al