PSD i çon Kurtit te hyrja e qeverisë peticionet e vjetra të Vetëvendosjes

schedule14:35 - 27 Qershor, 2022

schedule 14:35 - 27 Qershor, 2022

Partia Socialdemokrate në Kosovë ka dorëzuar qindra peticione që i kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje marrëveshjet e vitit 2015.

Këto peticione u dorëzuan para objektit të Qeverisë. Në peticionet që i ka dorëzuar PSD-ja, shihet i nënshkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë kryeministri Kurti i ka ndërruar qëndrimet, ndryshe në opozitë e ndryshe në pushtet.

“Përveç që kanë mbi 205 e mijë qytetarë që e kanë kundërshtuar, qeveria e Kosovës nuk i ka pyet qytetarët dhe nuk ka marr mandat për me nënshkrua një marrëveshje të tillë. Ajo që është interesante, në fund të njërës prej kësaj fletave, nënshkrues edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Siç mund ta shihni me datën 18.09.2015, Albin Kurti e nënshkruan këtë tekst, pra nuk mund të jenë dy Kurta, edhe ai i cili e nënshkruan kundërshtimin edhe ai i cili e zbaton këtë marrëveshje. Kritika jonë nuk është që Albini i ka ndërru fjalët, kritika jonë është që albini po e bënë një marrëveshje të dëmshme”, tha Molliqaj.

“Kjo marrëveshje është logjika e ndarjes etnike në Kosovë. Ne nuk besojmë që zgjidhjet e problemit mes Kosovës dhe Serbisë janë zgjidhjet etnike. Ne vazhdimisht bëjmë thirrje për një marrëveshje e cila është gjithëpërfshirëse e përfundimtare dhe nuk i konservon ndarjet etnike. Besoj që kurrë më shumë se sot Albin Kurti duhet ta ketë parasysh se s’ka mandat me bë marrëveshje etnike në Kosovë dhe po ashtu i ka mbi 205 mijë qytetarë në mesin e tyre edhe veten që e kanë nënshkruar”, tha tutje Molliqaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!