Emirjana Sako merr “bekimin” e PS për 6 Marsin, këta janë kandidatët në Vorë dhe Rrogozhinë

schedule19:03 - 28 Janar, 2022

schedule 19:03 - 28 Janar, 2022

Emirjana Sako, do të jetë kandidate për kryetare bashkie në Durrës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së kryesisë.

“U vendos për pjesën më të madhe. PS konkludoi me kandidaturat. Për bashkinë Durrës rikonfirmojmë Emirjana Sakon e cila ka justifikuar punën e saj dhe do jetë kandidate”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka konfirmuar dy kandidatët e PS për bashkitë e Vorës dhe Rrogozhinës. Në Rrogozhinë socialistët ia kanë besuar garën Edison Memollës, ndërsa në Vorë kandidat do të jetë Blerim Shera.

“Kemi pasur një diskutim. Janë dy bashki të vogla. Vora ka qenë një bashki që ka qenë herë majtas herë djathtas. Duam që të thellojë rezultatin në favor të PS. Kemi disa kantiere në Vorë. Duam që të trajtohet si kërthiza e Shqipërisë. Kemi një pafundësi projektesh. Edhe Rrogozhina është bërë hapësirë atraktive.

Në Rrogozhinë do vazhdojmë me Edison Memollën. Rrogozhina nuk është pjesa e madhe por edhe pjesa e Spillesë dhe qytetit. Ndaj edhe do të vazhdojmë të mbështesim Edisonin. Ishin dy bashki që janë rikthyer në drejtimin e PS.

Kemi pasur një diskutim më të gjatë në rastin e Vorës. Të treja kanë tipologji të ndryshme. Kemi pasur katër pesë ndërrime drejtuesish. Do të jetë Blerim Shera. E sigurt që ajo do të bëjmë në këto zgjedhje është që do t’i botojmë listat para zgjedhjeve”, u shpreh Veliaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!