PS thyen orën policore në Durrës, Xhaferaj: Banditë, mblidhen pas orës 20:00 te shtabi i PS në Shkozet, policia hesht

schedule21:50 - 2 Prill, 2021

schedule 21:50 - 2 Prill, 2021

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj denoncon se Partia Socialiste thyen orën policore në këtë qytet. Në një postim në Facebook, Xhaferraj thotë se ora ka kaluar 21.00, por ndalim qarkullimi “duket se nuk vlen për Rilindjen”.

Xhaferraj thotë se vendimet e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk respektohen nga PS, e cila mbledh në shtabet e saj zgjedhore, sipas tij, elementë me precedentë të theksuar kriminale. Pamjet e publikuara në Facebook, Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës thotë se vijnë nga shtabi i PS-së në Shkozet, ndërsa shton se policia është njoftuar dhe se po presin reagim nga ana e saj.

POSTIMI

“Ora ka kaluar 21:00, por ndalim qarkullimi duket se nuk vlen per Rilindjen ne grahmat e fundit te saj.
Pandemia jo e jo, por as vendimet e marra nga Komiteti Teknik me urdher te kryeshakatorit te Shqiperise nuk e ndalojne Rilindjen te mbledhe ne shtabet e saj zgjedhore elemente me precedente te theksuar kriminale. Keto pamje vijne nga shtabi i PS ne Shkozet, ku personazhe te njohur nga durrsaket per bemat e tyre jane mbledhur aty me qellime te erreta. Policia e Shtetit eshte njoftuar, presim reagimin e saj!”  /abcnews.al/