PS, rrokada të forta në krye/ Tiranë, Fier, Elbasan, lëvizjet e krerëve për zgjedhje

schedule12:21 - 8 Shtator, 2024

schedule 12:21 - 8 Shtator, 2024

Me emra te rinj dhe rrokade ministrash, Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 2025 me drejtues të rinj politikë për qarqet. Në Asamblene kombëtare të Partisë, kryesocialisti Edi Rama ka deleguar emra të rinj për punën drejt zgjedhjeve parlamentare të pranverës së ardhshme.

Për Tiranën, drejtimi i fushatës spostohet te Elisa Spiropali, ndersa bashkite i besohen Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut. Tirana ka shtuar ekipin politik pasi synon që të shtojë mandatet. Kjo është edhe arsyeja se përse një trojkë do të drejtojë socialistët në Tiranë, sikurse pohon për ABC News një burim i rëndësishëm politik në Partinë Socialiste, i cili thotë se secili drejtues do të ketë nje fokus te posaçëm, ne qarkun qe do nxjerre 40 deputetë.

Manastirliu duket se promovohet duke pasur parasysh, jo zgjedhjet e pergjithshme parlamentare por ato lokale që do të mbahen në vitin 2027. Kjo pasi Kushtetuta nuk e lejon më Veliajn te konkurroje per here te katert si kryetar bashkie. Ogerta Manastirliu si një nga drejtueset për shumë vite me Ramën në Bashki eshte nga njerezit me te besuar te tij. A eshte kështu Manastirliu emri qe PS do kete ne 2027 si kandidate per bashkine me te rendesishme ne vend?

Ndërkohë lëvizja tjetër e Ramës është spostimi i Taulant Ballës në drejtimin e fushatës së diasporës, ndërsa qarkun e fierit ja ka besuar atë Belinda Ballukut. Po ashtu damian Gjiknurin që mbante Elbasanin e ka larguar si drejtues politik qarku.

Me synim të qartë për një mandat të katërt qeverisës, Kryeministri Rama foli në asamblenë kombëtare edhe për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 2025 duke sjellë edhe risi. Sipas kryeministrit, PS do të garojë me 180 kandidatë për deputetë, nga të cilët 47 do të jenë në listat e mbylluara.

 “Kryeministri sqaroi se kandidatët në këtë listë do të jenë të rinj dhe se do të kenë vetëm një mandat. Ndërsa në listat e hapura do të garojnë 140 socialistë, duke përfshirë atë vetë dhe drejtuesit politikë të qarqeve. kjo shënon një kapitull të ri për partinë Socialiste, e cila do të fitojë bindshëm për mandatin e katërt qeverisës.”

Kryesocialisti sfidoi edhe opozitën për zgjedhjet parlamentare për të cilën deklaroi se nuk mund të fitojë më shumë se 25 mandate në 2025.

“Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate së në vitin 1997. I vetmi ndryshim është se atëherë e tërë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti. Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa të ardhme dhe me borxhe, e me halle deri në fyt, por Shqipëria ishte kështu kur populli i largoi ata që e thonë këtë me të madhe”.

Asambleja e Partise Socialiste pasohet nga Kongresi dhe thirrja e vazhdueshme e rienergjizimit te socialisteve, duke njoftuar dhe krijimin e një strukture të re për të rinjtë që angazhohen në politikë.

/abcnews.al