Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike. Menjëherë pas kësaj një reagim ka ardhur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili e ka cilësuar si një skemë korruptive dhe shkelje të Kushtetutës.
Alibeaj mes të tjerash ka theksuar se PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të ngritur këtë komision.
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, u shpreh ai. /abcnews.al/