Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS prezanton ndryshimet ligjore/ Rama: Pezullimi nuk cenon personin, por institucionin

schedule09:25 - 16 Shkurt, 2026

schedule 09:25 - 16 Shkurt, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se pezullimi nga detyra i një ministri dëmton drejtpërdrejt funksionimin e institucionit që ai drejton, duke e cilësuar një veprim të tillë si cenim të punës së ministrisë dhe të përfaqësimit të saj në qeveri.

Sipas Ramës, në momentin kur pezullohet një ministër, nuk ndërpritet thjesht ushtrimi i detyrës nga një individ, por bllokohet veprimtaria e gjithë institucionit. Ai theksoi se një ministri e mbetur pa drejtues nuk ka më kapacitet të propozojë iniciativa në Këshillin e Ministrave, pasi mungon përfaqësuesi i ngarkuar me vullnet kushtetues.

“Pezullimi cenon funksionin. Në momentin kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht se nuk shkon në punë, por  pezullohet puna e një institucioni. Ajo ministri nuk ka më kapacitete të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, sepse nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues i vullnetit kushtetues.  Kaq duhet të mjaftonte për ta mbyllur këtë muhabet absurd.
Në vend që të merret një vendim i bazuar në arsyet kushtetuese, merret një vendim i bazuar në arsyet politike dhe në nevojat e brendshme të njëri t apo tjetrit për të mbajtur ekuilibrat politikë.”, tha ai.



Partia Socialiste prezantoi nismën ligjore me ndryshimet në nenin 242 të Kodit të procedurës Penale lidhur me pezullimin nga detyra të zgjedhurve nga elektorati.

Qeveria propozon shtimin e disa subjekteve të reja, që sipas saj, nuk mund të pezullohen me vendim gjykate. Konkretisht ato janë anëtarët e  këshillit Bashkiak, kryetarët e bashkive, deputetët, kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!