PS padi Tabakut, reagon SPAK: Takimin me Krajën e kërkoi deputetja

schedule13:16 - 21 Shkurt, 2022

schedule 13:16 - 21 Shkurt, 2022

SPAK ka reaguar në lidhje me takimin e Arben Krajës me deputeten Jorida Tabaku, gjë e cila shkaktoi mjaft debate në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. SPAK shjprehet se takimi është bërë me kërkesë të Tabakut duke theksuar se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet.

Lexo edhe: Tabaku sherr me Felajn pas padisë në SPAK: Pusho, pusho po të them se do të nxjerr jashtë

“Sot me datë 21 Shkurt 2022 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.

Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi”, thekson SPAK.

Deputetët e PS në Komisionin Hetimor për Inceneratorët bënë padi për Tabakun duke theksuar se kishte shkelur ligjin duke takuar e vetme Krajën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!