PS nuk tërhiqet nga Gjykata Kushtetuese

schedule15:49 - 13 Nëntor, 2018

schedule 15:49 - 13 Nëntor, 2018

Partia Socialiste është e bindur që të vërtetojë ligjshmërinë apo jo të mos dekretimit të ministrit të brendshëm nga Presidenti i Republikës. Konfirmimi vjen nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Të drejtë e të hapur e shohin socialistët rrugën e dekretimit të Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm. Kështu ishte që në fillim sipast kreut të grupit parlamentar socialist ndonëse vonesa e krijuar padashje nga presidenti prodhoi disa shkresa më shumë që iu përcollën institucioneve.

“Kjo çështje ka pasur një zgjidhje prej ditës që është propozuar prej kryeministrit z. Lleshaj si ministër i Brendshëm, i cili tashmë e ka filluar detyrën dhe rezultatet e para janë shumë të mira dhe sigurisht që nuk besoj se ka më nevojë publiku shqiptarë apo marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave për të vonuar dekretimin e z. Lleshaj në këtë afat të dytë pas ribërjes së propozimit për të tejkaluar një problem që u krijua ndoshta padashje nga ana e Presidenti i Republikës, sepse Kushtetuta për këtë çështje është shumë e qartë”.

Është shkelur apo jo kushtetuta ? Presidenca apo kryministria ka gabuar? Vendimi i takon gjykatës kushtetuese, e cila kurdo që të bëhet funksionale duhet ta thotë fjalën e fundit prandaj dhe socialistët përgjigjen prerë se kërkesën do ta depozitojnë.

Balla: Po.

Të enjten në seancën parlamentare do të shqyrtohet dekreti i presidenti për vendosjen e Vitore Tushes në krye të Kontrollit të lartë të shtetit.

“Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vetting-ut, meriton gjithë respektin, por kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim”.

Këtë qetësi nuk duhet ta karakterizojë Partinë Demokratike pasi pedagogu i ekonomisë që u arrestua për trafik droge është edhe një funksionar kësaj partie i kujtoi Taulant Balla Lulzim Bashës.

Është e turpshme dhe në rastin e Lulzim Bashës është e dyfishtë njolla e turpit që një person që sa herë që në krahun kundërshta rë përtisë së tij ka raste të tilla bën zhurmën e madhe dhe ndërkohë që ende nga PD nuk ka një njoftim që ky person, i cili është drejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës. Ky person është gjithashtu edhe pjesë e departamentit të ekonomisë në PD”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!