Qeveria, indiferente ndaj Berishës/ Nuk komentohet procesi, Kumbaro: Drejtësia, e pavarur

schedule11:31 - 25 Tetor, 2023

schedule 11:31 - 25 Tetor, 2023

Socialistët nuk po shfaqin asnjë entuziazëm për goditjen e rëndë që Sali Berisha dhe familja e tij po marrin nga drejtësia.

Mazhoranca ka vendosur të mos flasë për këtë cështje, duke shmangur replikat me ish kryeministrin i cili që në momentin e parë e quajti procesin, një sulm politik i urdhëruar nga Edi Rama.

Qeveria nuk e ka komentuar cështjen në asnjë aktivitet publik, por këtë të mërkurë, teksa prezantoi vendimet  e qeverisë, ministrja Mirela Kumbaro u pyet edhe për vënien e Sali Berishës nën akuzë për korrupsion.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit kujtoi se ishte pikërisht Partia Socialiste që kishte bërë të mundur reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK që po jep këto rezultate.

Kumbaro u pyet edhe si deputete, nëse kufizimi i lëvizjes së Sali Berishës duhet të kishte kaluar më parë nga parlamenti apo jo, por ajo sërish nuk mbajti anë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!