Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PS nuk e bëri Fatos Nanon president, ‘barrë turpi’”/ Luan Rama tregon takimin e Nanos me Metën kur ishte në koalicion me Berishën

schedule21:05 - 6 Nëntor, 2025

schedule 21:05 - 6 Nëntor, 2025

TIRANË- Gazetari Luan Rama në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se Partia Socialiste ka ‘një barrë të madhe turpi’ që nuk e bëri Fatos Nanon, president.

“PS ka një barrë të madhe turpi që nuk e bëri Fatos Nanon President të Republikës. I kishte numra për ta bërë po nuk donte, në 2007 kur qe rasti. Në 2012 unë kam qenë në atë grupin e negociatave që bënte Fatosi me Ilir Metën. Kam qenë në një tavolinë kur ishte diskutuar kjo dhe kur ishte i bindur që do bëhej President. Për të qenë korrekt, në atë takim edhe pse Ilir Meta kishte katër deputetë, Meta i ka thënë Nanos që katër votat e mia nuk të bëjnë dot president, edhe pse katër votat e mia i ke. Por duhet të shkosh dhe të ulesh me Edi Ramën dhe jo të marrës “ok” nga ai, por ai duhet t’i thërrasë një për një të gjithë deputetët e PS dhe t’i pyesë në syrin tënd, sepse ka edhe nga ta që nuk ta japin votën. Nano i ka thënë në fund, ty nuk të prish punë që të më japësh votat se mos të quhet ikje nga Berisha, sepse Meta ishte në koalicion me Berishën dhe ai i ka thënë ika nga ty dhe nuk e çava kokën, s’e kam problem të iki nga Berisha…”, tha Luan Rama.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!