“PS një parti që punon”, Blendi Klosi: Rienergjezimi ka për qëllim të shtojë energjinë brenda strukturës

schedule22:36 - 11 Shtator, 2024

schedule 22:36 - 11 Shtator, 2024

Në një intervistë në emisionin “Bardh e Zi”, në ABC News, Blendi Klosi foli për zhvillimet politike si edhe ndryshimet e fundit në PS. Gjatë intervistës Klosi tha se edhe në Kongresin e fundit “Shqipëria 2030”, u evidentua që PS ka nevojë për një gjeneratë të re.

Klosi shtoi se Partia Socialiste është vlerësuar nga qytetarët me vota dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe i jep më shumë forcë partisë për të vazhduar përpara.

“Jo të gjithë kanë konsensus për personalitetin e çdo politikani. Por vota e ndan këtë punë dhe ne ndjehemi mirë sepse njerëzit po na votojnë dhe vlerësohet se çfarë bën forca politike. Kolegët në drejtim të qarqeve janë të gjithë me eksperiencë. PS është e bukur dhe e fortë dhe merr vota sepse ka shumë njerëz që kanë ndjesinë e skuadrës, sepse kanë ndjesinë e skuadrës. Unë ndjehem mirë që forumet më kanë votuar. Ajo që ka rëndësi për qytetarët më shumë se individi është programi, lidershpi. PS është një parti që punon, Tirana mund të shkojë në 40 mandate dhe në këto kushte është e pamundur që të jetë vetëm një. Kujtoj që edhe në 2021 ka qenë Ervin Bushati, Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj, pra kanë qenë prapë tre”, tha ai.

Ndërsa komentoi platformën “Deputeti që Duam”, Klosi u shpreh; “Rienergjezimi i PS kishte qëllim të shtonte energjinë brenda strukturës. PS kërkoi që të rienergjizohet dhe ne rizgjodhëm disa kryetar dhe kemi një numër të madh anëtar partish.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!