“PS, një parti krejt e re”/ Analisti Leka: Është moderuar, ka synim integrimin e vendit në BE

schedule13:33 - 20 Qershor, 2025

schedule 13:33 - 20 Qershor, 2025

Analisti Martin Leka thotë se Partia Socialiste është krejtësisht e re, me figura të reja.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se tashmë, PS është parti e moderuar, që ka synim integrimin e vendit në BE.

“PS tani është krejt e re. Unë mendoj që ndoshta vetëm emri ka mbtur t’i ndryshohet. shtë një parti me figura të reja, edhe vetë historinë e PS nuk e njohin mirë. Ajo është parti e Edi Ramës. Shumica e atyre të rinjve nuk e dinë historinë e vërtetë të PS. Ajo parti, është një rilindje që nuk ka ato baza vullnetarizmi që kishte dikur, në luftën e madhe opozitare që zhvillonte PS në vitet ’93-97. Është parti e moderuar tashmë, me Edi Ramën, një lider më shumë i djathtë se i majtë. Integrimi në BE është një fjalë e madhe. Thellë thellë, edhe pse zoti Rama e do, është skeptik të arrihet. Nëse ne jemi në pararojë të negociatave, arsyeja ndër më madhoret, është arsyeja gjeopolitike. Për standardet, ne i kuptojmë se ku jemi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!