Taulant Balla paralajmëroi fillimin për herë të dytë të procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët, maxhoranca do të “fillojë bërjen e letrave gati” për shkarkimin e Metës.
Pritet që gjithçka të nisë ditën e hënë, ku presidenti do të duhet të përballet me një tjetër procedurë shkarkimi.
Më herët, Meta kishte paralajmëruar se do të dorëhiqej nëse Rama merrte 71 mandate përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por, përmes një reagimi nëpërmjet zëdhënësit pak më parë, Meta tha se nuk do të dorëhiqej pasi sipas tij këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme. /abcnews.al