Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PS në qeveri, stabilitet për vendin”/ Rama: Qasje e re ndaj ndërtimeve, rilindjen urbane 2.0 ta jetësojmë në çdo sektor

schedule12:13 - 11 Shtator, 2025

schedule 12:13 - 11 Shtator, 2025

Sipas kryeministrit Edi Rama, me PS në qeveri, ka stabilitet për vendin.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama u shpreh se do të ketë qasje të re ndaj ndërtimevbe, me përparësi zhvillimin e turizmit.

Rama shtoi se rilindja urbane 2.0 duhet të jetësohet në çdo sektor.

“PS duhet të udhëheqë edhe për shumë e shumë vjet të tjera. Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet, lëruani atyre që tregojnë përralla. Është detyrium që ta shohim PS në krye edhe në 2030, 2040, edhe 2050 në krye. Ne ta shohim, domethënë ju ta shihni. Shihni garantimin e kësaj qëndrueshmërie si një investim i të gjithëve këtu. Të marrim turizmin dhe imazhin e Shqipërisë. Ndryshim historik, nuk diskutohet. Është rritur dhe po rritet industria e ndërtimit. Por duhet ta pyesim veten? Krahas një nevoje për një ofertë, garë sfidash të reja sjell kërkesa për leje ndërtimi? Si duhet t’i trajtojmë pa krijuar të tjera rrjedhoja negative? Sot na duhet të jemi në alert gjithë kohës. Fjala vjen, ne do ndërtojmë, në zonat me përparësi, me zhvillim turizmin, por duhet të jemi gati për qasje të re, me intensitete ndërtimi më të ulëta jashtë qyteteve kontrolle të reja dhe të rrepta, sanksione të rënda për zinxhirin e zbatimit. Rilindja urbane 2.0 është pjesë e një mozaiku të një rilindjeje që duhet ta rijetësojmë në çdo sektor.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!