PS me rezultat bindës/ Frrok Çupi: Në këto zgjedhje dominoi logjika, u ndëshkua “feudalizmi” i Berishës

schedule12:34 - 12 Maj, 2025

schedule 12:34 - 12 Maj, 2025

TIRANË- Në të gjithë Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave, ndërsa Partia Socialiste vijon të konsolidojë fronin dhe po shkon drejt shumicës prej 84 mandate.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në ABC News, u shpreh se më 11 maj ka dominuar logjika e ftohtë në procesin e votimit.

Ai theksoi se zgjedhësit shqiptarë përçuan mesazhin se nuk e duan “feudalizmin”, që kërkon të rikthejë Sali Berisha nën drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“ Ka dominuar logjika, edhe në një sens tjetër. PS mund të mos ketë marrë aq vota sa kishte herën e kaluar, por ka marrë besimin se është i vetmi grupim që mund ta çojë në një rrugë normale. Vota kësaj radhe është shumë e ftohtë. Cila është arsyeja? Arsyeja është se krahasimi bëhet me 1992. Votuesi do të ndahet nga ky feudalizmi i Sali Berishës, që është një feudalizmi i pas komunizmit, është një feudalizëm i llahtarësh, që nuk ka vendin e  e vet”, tha ai../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!