Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS mbyll fushatën në Lushnjë/ Rama: Mandati i katërt do jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e vendit

schedule18:38 - 7 Maj, 2025

schedule 18:38 - 7 Maj, 2025

LUSHNJË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijon turin e takimeve elektorale në qytetet e vendit.

Në takimin përmbyllës elektoral në Lushnjë, shefi i socialistëve u shpreh se më 11 maj, Partia Socialiste do të korrë fitoren më të bukur.

Ai theksoi se pikërisht më 11 maj, fillon hedhja e hapit të parë për të përmbyllur mbylljen e negociatave brenda 2027.

“Më 11 maj të dalë fitorja më e bukur e PS.  Ne kemi fituar në mënyrë të përshitur këtu në Lushnjë dhe Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tona, pasi ne nuk jemi në një ndeshje ndeshjes sportive dhe fitorja nuk është qëllim në vetvete, por është mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta”, theksoi Rama.

Më tej, Rama u shpreh se ka shumë gjëra për të bërë jo vetëm për Lushnjën, por edhe për Shqipërinë.

“Kemi ende gjëra të mëdha për të bërë së bashku; Ky mandat i katërt do jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e Lushnjës dhe Divjakës në një aspekt të veçantë, të krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit.Më 11 maj fiton hedhja e hapit historik të futjes në atë shtëpi. Besoj shumë se ky fat nuk ka ardhur rastësisht, por ka ardhur si rezultat i një përpjekje të madhe nga ana jonë”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!