Nën simbolikën e flamujve Kuq e Zi dhe të Bashkimit Europian, mijëra mbështetës iu bashkuan Edi Ramës, në mitingun përmbyllës së fushatës socialistëve në Tiranë.
Në mesazhin e tij të fundit përpara zgjedhjeve, kryesocialisti nuk e fshehu ambicien për së paku 78 mandate, ku objektivi për kryeqytetin është 20 ulëse në Kuvendin e ardhshëm.
“Tiranë e madhe dhe e bukur, mos u mendo më, por bëhu të dielën lokomotiva e fuqishme e këtij misioni, për ty, për ne, për Shqipërinë dhe nxirr nga dora jote 20 mandate për majën e 2030 në BE”, tha Rama.
Këtë rezultat Rama thotë se më shumë se për mandatin e katërt qeverisës, e kërkon për t’u dhënë shqiptareve pasaportën europiane.
Për demokratet e Tiranës, po aq sa edhe për të lëkundurit, mesazhi ishte i qartë..
“O tirons demokrat, si të kom, të dielën, duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE sesa për rrugicën e pashtruar të fytit të Fahri Ballit, ndërsa Tiranës të lëkundur i them se ti ke mall nga djemtë e aeroportit që nuk gjen në ndonjë asnjë mllef për mbrapsi, por duhet të mendosh për Shqipërinë në BE”, theksoi Rama.
Duke u ndalur tek fushata e këtyre zgjedhjeve një koment Rama kishte edhe për Sali Berishën dhe kryefushatistin e tij, La Civita.
“Këtë herë në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë verdhë, si këngëtar në përvjetorët e maturës ishte bufi me kapelen e Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit ’36 me Latifin që të përhapte tymin madhështor të magjisë që do na shkatërronte të gjithëve në dhe me syrin e qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos”, tha kryeministri.
Në mitingun e socialisteve mungoi Noizy por jo këngët patriotike.
/abcnews.al/