Eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume komentoi rezultatet e kutive të votimit nga zgjedhjet e së dielës. Sipas tij, formula dhe sistemi proporcional që përcakton mandatet nga votimi është një sistem që favorizon partinë në avantazh. Kume shtoi më tej, që sistemi duhet të ketë një ndryshim që ka të ëbjë me ndarjen e territorit të vendit në katër njësi në mënyrë që mandatet të ndahen në mënyrën më efikase.
“Është folur shumë për sistemin dhe për atë që sjell ky sistem. Argumentet kanë qenë të tilla që duhet të bëjmë ndryshime. Ky është sistem i mirë, funksionon në një shoqëri demokratike. E keqja e tij qëndron në mënyrën sesi ne e zbatojmë.
Para ndryshimeve të 2000, Kushtetuta theksonte ndarjen territorial administrative. Formula e përdorur, favorizon partitë në avantazh dhe krijon probleme duke pasur zona të vogla. Një ndryshim duhet bërë, e çuditshme që nuk kanë dashur partitë e vogla. Të ndahet Shqipëria në katër njësi zgjedhore, dhe efekti negative që sjell ndarja e mandateve sfumohet akoma më shumë dhe reuzltati është më afër asaj në kutitë e votimit.”

