Partia Socialiste ka marrë një vendim të ri për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Nuk do të zhvillohet ne 22 Korrik siç u caktua një ditë më parë, por në 23 Korrik. Nuk dihen ende arsyet pse socialistët kanë bërë këtë zhvendosje, por mendohet se ka ndikuar axhenda e ngjeshur e deputetëve të mazhorancës.
Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur prej orës 9 të mëngjesit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Kjo është mbledhja e dytë e kryesisë brenda dy ditësh në selinë rozë. Në fokus ka jo vetëm analizën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, por edhe zëvendësimet që do të bëhen në administratat e bashkive që deri dje drejtoheshin nga opozita.
Në Shtator, Partia Socialiste do i nënshtrohet zgjedhjeve në strukturat e saj nga Asambleja, organizatat, forumet, përmes Kongresit të ri zgjedhor./ABC News Albania 24/7