Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar me tone të forta ndaj opozitës gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e PS-së në Durrës, duke deklaruar se Partia Socialiste ka qenë mbështetëse e hershme e misionit të UÇK-së.
Rama akuzoi kundërshtarët politikë se gjatë luftës në Kosovë furnizuan me naftë “makinerinë e spastrimit etnik” të Slobodan Milošević, ndërsa theksoi se PS ka kontribuar për të ngritur imazhin dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në botë.
Ai nënvizoi gjithashtu se respekti në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të jetë reciprok, pavarësisht përmasave apo fuqisë ekonomike të Shqipërisë.
“Shembulli më ulëritës i këtij fakti është që ata të cilët e mallkonin PS që në krye të herës si një parti të Beogradit, ishin ata që bënë para duke i shitur naftë makinës së spastrimit etnik të Millosheviçit, kurse PS ishte ajo që në krye të herës mbështeti misionin e UÇK.
PS duan apo nuk duan ata, është partia që mund të krenohen sot sepse është partia që u ka ngritur kokën shqiptarëve në të gjithë botën. Për ne respekti është një çështje reciprociteti.
Në jemi një vend i vogël, dhe jo në vend shumë i pasur, ne i shohim me respekt dhe pretendojmë prej tyre vetëm respekt”, tha kryesocialisti.


