Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PS, luftoi korrupsionin”/ Rama: S’është e largët dita, Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre, socialiste

schedule18:45 - 11 Prill, 2025

schedule 18:45 - 11 Prill, 2025

“Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian vetëm me Edi dhe PS”, është ky slogani që do të shoqërojë socialistët, në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nën simboliken e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian dhe pasaportës Europiane, Edi Rama i parapriu çeljes e fushatës zyrtare me një takim me gratë socialiste pasditen e kësaj të premteje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste ishte partia që luftoi korrupsionin dhe bëri të mundur atë që nuk ishte realizuar ndër vite, pandëshkueshmërinë dhe barazinë përpara ligjit.

Ndërkohë i ndalur edhe tek listat, Rama tha se në listën  e mbyllur, gratë mbizotërojnë, duke shtuar: “Sot Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga një grua socialiste dhe jam i bindur se nuk është e largët dita ku Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre dhe as nuk e diskutoj fare që do të jetë socialiste”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama.

Askush më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin siç e kemi bërë ne. Arsyeja përse ne jemi të pathyeshëm dhe garancia më e madhe, jeni dhe bëheni ju gratë dhe vajzat e armatës tonë fitimtare. Shifra më e bukur është  52 % kuptimplotë në listën e mbyllur. Unë kam besuar që hendekun asburd mes kampeve politike këtu në Shqipëri, trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat. Dua të falënderoj edhe njëherë forumin Rinor të PD të Vlorës, ku pikërisht një vajzë, kryetarja e Forumit që në 2021 na e ka bërë malore garën në Vlorën dhe po ashtu edhe Sara bënë një hap shumë kurajoz, për ta vënë Vlorën dhe Shqipërinë në BE mbi kënetën dhe sigurisht edhe veten e tyre duke e braktisur kënetën, që praktikisht u mbytën në mënyrën më të pabesë të gjithë fituesit e farsës së Primareve. Sot Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga një grua socialiste dhe jam i bindur se nuk është e largët dita ku Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre dhe as nuk e diskutoj fare që do të jetë socialiste”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!