Tiranë– Në orën 19:00 të ditës së diel përfundoi edhe procesi i votimit. Pas këtij procesi, nisi edhe grumbullimi i kutive të votimit, në qendrat përkatëse të KZAZ, në qarqet e vendit, për të vijuar edhe me procesin e numërimit. Ndërsa deri tani ku ora shënon 00:44 janë numëruar 30 kutitë e para. Deri më tani referuar këtyre rezultateve mbizotërojnë socialistët, 60 përqind të votave.
ABC News ka vijuar me një transmetim maratonë që në orët e para të mëngjesit, duke përcjellë hapa pas hapi ecurinë e procesit të votimit dhe tashmë edhe të numërimit.
Në studion e ABC News, me një panel analistësh të ftuar vijon të komentohet ky proces zgjedhor. Analisti Skënder Minxhozi, gjatë fjalës së tij në studion e ABC News “ Në Shqipëria Vendos 2025”, bëri një analizë të qëndrimeve të kreut të PD Sali Berisha.
Minxhozi tha se vota patriotike ka pasur efektin e saj edhe në zgjedhjet lokale.
“Mos gaboj Berisha ka shkuar dy herë gjatë fushatës në Greqi. Berisha ka qenë koshient gjatë fushatës që duke shkuar në Greqi me atë format do të bënte një operacion simpatie ndaj shtetit grek, por jo ndaj emigrantë shqiptarë në Greqi. Berisha ka zgjedhur të luajë me palën zyrtare greke duke neglizhuar sjelljen që do të kishte te emigrantët shqiptarë. Unë besoj që ngjarjet e vitit të fundit duke nisur nga zgjedhjet lokale me ngjarjet e Himarës, palën greke dhe situatën me Belerin ka ardhur në këtë korsi dhe këtë largësi nga të dy palët. Ndaj edhe vota patriotike që për mua e ka pasur efektin e saj edhe në zgjedhjet lokale”, tha Minxhozi.
/abcnews.al/