PS kërkon zyrtarisht përjashtimin me 10 ditë të 7 deputetëve të opozitës

schedule11:59 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 11:59 - 20 Dhjetor, 2017

Partia Socialiste ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për marrjen e masës disiplinore me përjashtim për 10 ditë nga jeta parlamentare, të një grupi prej 7 deputetësh të opozitës, si nga Partia Demokratike ashtu edhe nga Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të sjelljes së tyre gjatë seancës së fundit plenare ku u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme. PS kërkon që kjo masë të merret ndaj deputetëve Flamur Noka, Fatbardh Spahia, Endri Hasa, Ervin Salianji, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari. Sipas rregullores së Kuvendit, Byroja duhet të mblidhet brenda 48 orëve pas depozitimit të kërkesës, për ta shqyrtuar atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!