Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përjashtua për 15 ditë nga punimet e Kuvendit.
Përfaqësuesit e mazhorancës në sekretariatin e etikës argumentuan se Bardhi ishte iniciatori i kaosit të enjten e kaluar në kuvend, duke pamundësuar edhe raportimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Shumica thotë se deputeti demokrat ka ndërhyrë në mënyrë të përsëritur me tone agresive duke ofenduar edhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit.
Por për opozitën kjo vendimmarrje është për të pamundësuar debatin parlamentar gjatë raportimit të institucioneve të drejtësisë javën e ardhshme.
Kjo nuk është hera e parë që Bardhi përjashtohet pasi edhe muajin e kaluar ai u përjashtua me 10 ditë pas tensioneve që shkaktoi po gjatë seancës plenare, duke u kthyer kështu ndër deputetët demokratë më problematike dhe duke pamundësuar seancat plenare. Por këto përpjekje të Bardhit nuk e kanë penguar mazhorancën të çojë përpara nismat në Kuvend pavarësisht kaosit dhe zhurmës së shkaktuar nga demokratët./abcnews.al

