PS i përgjigjet Bashës: I dështuar propozimi për vetting të politikaneve

schedule11:03 - 10 Shtator, 2018

schedule 11:03 - 10 Shtator, 2018

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të refuzojë propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për vettingun e politikanëve. Burime pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e ka konsideruar të dështuar propozimin e kryetarit të opozitës pasi nuk përfshin hetimin e familjarëve.

Propozimi është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi.- ka thënë Taulant Balla në mbledhjen e grupit. Ai është shprehur se socialistët janë të gatshëm për vetting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton këtë 100%. Deputetët e majtë janë të gatshëm ndaj cdo propozimi që nuk prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët.Grupi parlamentar socialist votoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama bërë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. /abcnews.al