LSI ka arritur që të sigurojë një mandat tjetër. Bëhet fjalë për qytetin e Durrësit. Tashmë Partia Socialiste ka humbur një mandat duke rënë në 72 në rang vendi deri më tani, ndërsa LSI ka fituar një mandat në qytetin e Durrësit duke shkuar në rang vendi në 6 mandate.
PS vijon të jetë forcë e parë me një diferencë votash krahasuar me PD, ku deri më tani ka arritur që të marrë 49.82 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.60 %. Thënë ndryshe e përkthyer në mandate ndarja është PS 7, PD 6 dhe LSI 1.
Kujtojmë se procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve./abcnews.al/