TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh në “Real Story” se kjo parti ka tre aspekte kryesore, të cilat e diferencojnë nga subjektet e tjera dhe e bëjnë atë pari fituese.
Ai theksoi lidershipi, fryma dhe organizmi, janë treguesit që Partia Socialiste merr mbështetje të madhe në çdo palë zgjedhje.
“PS forcën e saj e ka në tre aspekte, e para në organizmin, është një strukturë e stërmadhe, e shtrirë kudo në Shqipëri dhe punojnë dhe janë atje për të çuar problematikat e PS. Po shkojmë gjithnjë e më shumë po shkojmë gjithmonë e më shumë drejt një partie elektorale.
Ne njëherë në dy vjet ne kemi zgjedhje dhe ta kërkon që të kesh një parti aktive elektorale, dhe ideologjinë dhe programin e ka pjesë të jetës së saj. Është parti territoriale.
Është e mbështetur fort te lidershipi i saj, është padyshim Edi Rama, lidershipi i PS, i cili garon dhe krijon frymë. Kemi organizim, kemi lider dhe kemi frymë. Fryma është ajo që krijohet nga i gjithë ekipi, pasi bën punë të ndryshme”, tha ai.
Ai theksoi se mandati i katërt nuk do ta zbehë aspak dëshirën e socialistëve për të punuar dhe fituar dhe mandatin tjetër.
“Ne i kemi forumet me votë dhe votat është një nga instrumentet më të fortë, i cili mat forcën e gjithsecilit, Ne e kemi profesionin e tillë. Mund të jesh mjek, je gjithë jetës mjek, po u fute në politikë je për sa kohë merr votën. Kjo votë është vlerësuesi më i fortë dhe treguesi i forcës dhe peshës së gjithsecilit.
Është gara, është vota e qytetarëve. Është jo vetëm fituesja e garës, por është një parti që e kjo fitorja e mandatit të katërt nuk erdhi rastësisht, por erdhi falë gjithë përpjekjeve që kemi bërë në qeverisje dhe në organizim.
Fakti që morëm mandatin e katërt nuk do na uli tempin për të punuar dhe as dëshirën për të fituar mandatin tonë të pestë. Pra, do duhet të vijojmë organizmin tonë të brendshëm që të garojmë dhe të fitojmë përsëri.”, tha ai.