PS fiton bashkinë e parë në Korçë, Peleshi njofton triumfin e Kolefskit në Pustec

schedule00:32 - 15 Maj, 2023

schedule 00:32 - 15 Maj, 2023

Numërimi i votave në Bashkinë e Puctecit po shkon drejt fundit, ndërsa edhe pse ka ngelur edhe një kuti, kandidati i PS Pali Kolefski ka shpallur fitoren, pasi është gati 500 vota para, kundërshtarit të tij Pandi Jani i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa në kutinë e mbetur ka rreth 300 vota.

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi është shprehur se kjo është fitorja e parë nga 6 bashkitë që do të fitohen në Korçë.

“Këtu jemi në Pustec. Fitorja e parë nga 6 bashkitë që do të fitohen në Korçë. Fitore e bukur, sepse  ne kemi një djalë të shkëlqyer që fiton mandatin e dytë. Ka ngelur vetëm një kuti, por rezultati është i mbyllur pasi ne jemi 500 vota para, ndërs kutia që ka mbetur ka rreth 300 vota.

Ne fitojmë mandatin e dytë. Mandat i ri, kemi projekte shumë të mëdha që po presim t’i zbatojmë. Do të jetë  ndryshim i lojës, do të jetë transformim i punëve në këtë bashki sa të vogël aq edhe e mrekullueshme” tha Peleshi. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!