Pas rezultateve të shpallura në njësinë 10 në Tiranë, Jorida Tabaku në një komunikim për mediat bëri me dije se Partia Demokratike ka një rritje me 1200 vota.
Tabaku në këtë komunikim theksoi se Partia Socialiste ka pësuar një rënie me 200 vota, ndërsa bëri thirrje që të vijojë numërimi.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, por veçanërisht të Tiranë së dje morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe Tirana po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur më 30%, ka një rritje me 1200 vota, ndërsa PS ka rënë me 200 vota.
Unë ftoj të gjithë numëruesit të numërojnë me vendosmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë këtë trend. Tirana po i prin ndryshimit, unë i ftoj të gjithë që të vazhdojnë. Tirana po fiton,Shqipëria po fiton”, tha Tabaku.
/abcnews.al/

