“PS e vetmja që solli drejtësinë e re”, Rama: Ditë të shëmtuara për politikën, kërcejnë priftërinjtë nga belaja

schedule16:38 - 15 Nëntor, 2023

schedule 16:38 - 15 Nëntor, 2023

Gjatë fjalës së tij, në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Dibër, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka peshë historike dhe kjo u krijua si nevojë e madhe e shoqërisë shqiptare, të cilën e mori përsipër Partia Socialiste.

Ai ka theksuar se pikërisht Partia Socialiste është e vetmja që solli këtë drejtësi të re dhe kjo është forca e saj.

“Është sot kollaj të thuash se këta janë të gjithë njëlloj, tani erdhi SPAK-u, do ia tregoj qejfin të gjithëve. SPAK nuk erdhi as nga Amerika, as nga BE, erdhi nga ajo nevojë e madhe e shoqërisë shqiptare për drejtësi, të cilën e mori përsipër ta adresoj PS e Shqipërisë. Patjetër, që kjo reformë nuk do të bëhet dot nëse nuk do të kishim mbështetjen e partnerëve tanë si SHBA. Ata nuk kanë ardhur në Shqipëri në 2013 dhe as 2023, kanë ardhur në 1991. Nëse kjo do të ishte një çështje e gatshme që do të vinte me avion, do ta kishin sjellë me kohë, por nuk është. Nëse nuk ka vullnet shtetbërës të forcës qeverisëse, nuk fuqi në botë që mund të bëjë me telekomandë shtetin për një popull. Kjo është forca e PS. Më vjen shumë keq që njerëzit mendojnë se politika është diçka e keqe. Politika nuk është diçka e keqe, është gjëja më  e mirë që njerëzit kanë në dispozion për të ndryshuar jetën e tyre, por mund të jetë dhe gjëja më e keqe kur përdoret për të sulmuar”.

Sa i përket situatës ku emra të njohur po përballen me drejtësinë, Rama theksoi se këto janë ditë të shëmtuara për politikën, por ditë të mira për Shqipërinë.

“Këto janë ditë të shëmtuara për politikën, por ditë të mira për Shqipërinë. Janë shfaqje të neveritshme, ama arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Kërcejnë priftërinjtë nga belaja. Kush e ka e ka kërkuar vetë, prandaj ta mbajnë vetë. E kam fjalën për ata që kanë pasur, kanë apo do të kenë punë me organet e reja të drejtësisë. Nëse e kanë kërkuar belanë, ta gjejnë e ta mbajnë vetë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!