PS dorëzon Xhaçkën në Kushtetuese/ Kuvendi vendos në 12 shtator, dakordësi maxhorancë-opozitë

schedule12:06 - 27 Gusht, 2024

schedule 12:06 - 27 Gusht, 2024

Pa nisur ende shtatori i sesionit normal parlamentar, socialistët dhe demokratët arritën një dakordësinë e tyre të parë në Kuvend.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për mandatin e Olta Xhackës i riktheu më shpejtë nga pushtimet, deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit.

Dhe vendimi i parë në nisje të sesionit të ri parlamentar është vota pro, që mandati i deputetes së Olta Xhackës, të shkojë sa më shpejtë në Gjykatë Kushtetuese, për interpretim.

“Ti kërkohet sa më shpejtë kryetares së Kuvendit të përfshijë në rend të ditës vendimin e Kushtetues”, deklaroi Dhurata Çupi.

Maxhoranca pasi votoi dy herë në parlament kundër vënies në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese, për Xhaçën, shprehu qasje tjetër dhe ishte e gatshme që për mandatin e deputetes së grupit të tyre, të votojnë që në seancën e parë, të 2 shtatorit.

“Meqënëse jemi organ për dhënie mendimi, të japim mendim të përbashkët, të përfshihet në rend të ditës së hënë, në seancën e parë”, u shpreh Felaj.

Por deputetët demokratë e kundërshtuan një gjë të tillë pasi ata kërkojnë që të lexohet edhe një herë në parlament, një raport mbi çfarë secila palë mendon, pavarësisht dakordësisë mes tyre. Kartonin sido që të jetë deputetët e parlamentit do e ngrenë në seancën e dytë, ajo e 12 shtatorit.

“Kryetarja e kuvendit duhet te informoje deputetet se ne ketë rast kane detyrimin pëe të zbatuar kushtetutën dhe ligjin që detyrojnë vetëm votë pro mocionit”, shtoi Cupi.

Çëshjta e mandatit të Olta Xhackës është e vjetër në sirtarët e Kuvendit por edhe të vetë Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar Parlamentin dy herë, ti drejtohet asaj, si organi i vetëm kompetentë për të shqyrtuar ligjshmërinë e mandateve të deputeteve, në raste kur ka kërkesa të tilla./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!