Në një deklaratë për mediat, nga selia e Partisë Socialiste, kryetari i PS në Tiranë, Erion Veliaj prezantoi listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Veliaj u shpreh entuziast për emrat që kandidojnë në Tiranë dhe nënvizoi se kjo listë mishëron bashkëpunimin e mirë të Bashkisë së Tiranës me Qeverinë.
“Është një listë që do të sjellë një energji të re dhe një angazhim të jashtëzakonshëm nga djemtë e vajzat profesionistë, nga ata që kanë një barrë me eksperienca dhe që përfaqësojnë brezin e ri për Bashkinë e Tiranës. Duke qenë se jemi partia më e madhe dhe më serioze në vend, nuk pritëm mesnatën për pazare apo kompromise të fundit. Në këtë listë do të shihni se ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë e Edi Ramës. Ka shumë njerëz, sidomos ata që kandidojnë, të cilët e duan Bashkinë e Tiranës me argumentin se mund të rrëzojnë qeverinë. Ne e duam Bashkinë e Tiranës që të bashkëpunojmë me qeverinë dhe prej këtij bashkëpunimi të prodhojmë rezultate në Tiranë, të prodhojmë projekte, që Tiranës t’i shkojnë punët vaj. Të shohësh qeverisjen e një qyteti si instrument për të shkatërruar një qeverisje tjetër është gafa më e rëndë që mund të ndodhë në politikë”, tha Veliaj.
Ai prezantoi edhe fushat nga të cilat vijnë emrat e rinj të Këshillit Bashkiak. “Ne kemi një listë, e cila mishëron, si kurrë më parë, një bashkëpunim të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me Bashkinë e Tiranës – qeveri që na u gjend në ditët e vështira. Sigurisht, në ditët e tërmetit e pandemisë dhe që na gjente edhe në projektet e mëdha që ne i bashkëfinancojmë, siç kemi bërë tek Pazari i Ri, siç bëjmë me projektet e Unazës, Piramida, rindërtimi i shkollave dhe një pafundësi projektesh, ku qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës kanë një dakordësi në bashkëfinancim. Kjo është arsyeja pse një pjesë e zëvendësministrave do i kemi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke filluar me: Romina Kuko, Megi Fino, Julian Hodaj, Endri Hoxha, Hantin Bonati, Vjollca Braho, Besart Kadia, Enio Civici, etj”, nënvizoi Veliaj.
Mandej, ai shtoi se në Këshillin Bashkiak do të jenë edhe një skuadër juristësh, si Plarent Ndreca apo Eridian Salianji, e po ashtu përfaqësues të biznesit, si Luan Bregasi, që vjen nga sipërmarrja. Veliaj shtoi se pjesë e listës, që do të ndihmojë në çështjet ekonomike, është edhe Etleva Bajrami, zv.Dekane e Fakultetit Ekonomik. Po ashtu, në listë ka edhe emra të njohur arkitektësh dhe ekspertë të ruajtjes së trashëgimisë historike, si Ledia Tota apo Adelina Greca.
“Për herë të parë kemi në listë edhe përfaqësues të komunitetit Rom, egjiptian, për të treguar se Tirana nuk është një qytet racist, se nuk i ndan njerëzit në të ardhur dhe në vendalinj. Kemi gjithashtu, edhe listën me moshën më të re, nën 35 vjeç”, u shpreh Veliaj.
Nga komuniteti i artit dhe i sportit, në listë spikat ish futbollisti Redi Jupi, por edhe aktori Gaz Paja.
Veliaj tha se mirëpret rikthimin e opozitës në Këshillin Bashkiak. “Rikthimi i opozitës në Këshill Bashkiak më ndihmon mua të parin sepse jam i sigurt se ka plot gjëra që mund të bëhen më mirë, por ndonjëherë marrëdhënia me opozitën nuk ka qenë gjithmonë për të mirën e punës. Në pjesën më të madhe, sidomos 4 vitet e fundit, një pjesë e opozitës është angazhuar të na bllokojë në rrugë, me protesta pa sens, dhe bllokime punimesh si ato te ‘5 Maji’”, tha Veliaj.
Lista e plotë:
- Romina Kuko
- Aldrin Dalipi
- Megi Fino
- Eridian Salianji
- Etleva Bajrami
- Endri Fuga
- Ledia Tota
- Plarent Ndreca
- Sonila Qato
- Luan Bregasi
- Arta Dollani
- Genc Hyska
- Joleza Koka
- Julian Hodaj
- Reme Lala
- Redi Jupi
- Blerina Doracaj
- Gaz Paja
- Silda Anagnosti
- Endri Hoxha
- Adelina Greca
- Hantin Bonati
- Vjollca Braho
- Glinxhet Madhi
- Katerina Marku
- Aldo Merkoçi
- Albina Nanaj
- Enio Civici
- Xhilda Kito
- Bes Kadia
- Maura Linadi
- Agim Kraja
- Grejsi Bixhi
- Halit Valteri
- Kamela Banushi
- Rezart Isufi
- Xheni Hatllari
- Alfred Muharremi
- Sara Shameti
- Sead Kazanxhiu
- Bora Minga
- Roy Bashaj
- Gresa Hoxha
- Tedi Deraj
- Elektra Kadriaj
- Tahir Batalli
- Rea Kalo
- Kejdi Jazenxhiu
- Sindi Tona
- Endrrit Fetahu
- Anxhela Bakiasi
- Hermes Kafenxhiu
- Fatbardha Sadikaj
- Savio Dosti
- Erisa Veliu
- Samuel Nazeri
- Romina Zaimi
- Albi Deliaj
- Helena Kace
- Qazim Fucija
- Kamelisa Selami
- Emanuel Dosti
- Olsa Ulqinaku
- Aldo Aga
- Arsiva Qefalia
- Irla Pirra.