Ka nisur në Prrenjas pastrimi i lumit të Lingajcës, i cili është një nga ndotësit më të mëdhenj të zonës kur del nga shtrati. Madje ky lumë shkarkon inerte edhe në Shkumbin. Në këtë aksion marrin pjesë 350 persona, punonjës të administratës vendore të Prrenjasit si dhe pjestarë të shoqatave mjedisore. Në krye të aksionit ishte edhe kryetarja e Bashkisë Miranda Rira, e cila i bëri thirrje opinionit të mbrojë mjedisin nga ndotja./abcnews.al