Sfungjeri i enëve është burimi kryesor i mikrobeve në shtëpi. Më konkretisht, sfungjeri është një burim i fshehur ndotjeje pasi më shumë se 10 milionë baktere kalojnë në sipërfaqen e tij. Pra, për të shmangur pastrimin e enëve tona me diçka të pistë, gjëja më e rëndësishme është ta zëvendësojmë shpesh.
Ajo që mund të bëjmë është ta dezinfektojmë sa më shpesh të jetë e mundur. Shpëlajeni fillimisht sfungjerin tërësisht me ujë të ngrohtë dhe detergjent për larjen e enëve dhe pasi ta shtrydhni mirë vendoseni në një enë që e keni mbushur më parë me ujë të ftohtë.
Vendoseni enën në mikrovalë dhe lëreni aty për 2-3 minuta në temperaturë të lartë. Kështu do të mund të vrisni mikrobet dhe pasi ta hiqni dhe ta lini të ftohet do të keni një sfungjer pa njolla dhe pa mikrobe. /abcnews.al