Provokon Nano: Nuk dua që në krye të Kishës të jetë një grek

schedule20:06 - 1 Maj, 2018

schedule 20:06 - 1 Maj, 2018

“Nuk dua që në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë një grek”. Me këtë provokim e ka nisur monologun e tij në emisionin e radhës në “Provokacija” gazetari Mustafa Nano.

Duke iu referuar vizitës dy ditore të Patriarkut të Moskës, Kiril në vendin tonë një ditë më parë, Nano tha se sikurse Fan Noli nuk mësohet dot me faktin që në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë një grek.

“Personalisht nuk kam mundur që ta heq prej vetes një sëkëlldi “noliane”. Sesi më vjen që në krye të kishës Ortodokse shqiptare nuk është një shqiptar. Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka. Më nderojnë dhe po të më hynë në shtëpi. Por në respekt të historisë së vendit tim, nuk dua që në krye të Kishës Ortodoksë Shqiptare”.

Sipas Mustafa Nanos, Noli do jetë kthyer përmbys në varr, pasi ai dhe ortodoksë të tjerë në SHBA punuan për krijimin e Kishës Ortodokse Shqiptare.

“Dhe ironia e historisë e deshi që në krye i Kishës Ortodokse Shqiptare në 25 vitet e fundit të ishte jetë një grek. Këtu nuk e kundërshtoi njeri në vitin 1992, por me siguri Fan Noli do të jetë kthyer përmbys në varr  kur ka marrë vesh se kjo ndodhi”.

Monologu i plotë i Mustafa Nanos

Teksa ndiqja këto ditë Kirillin, kreun e Kishës ortodoksë ruse gjatë vizitës në Shqipëri, që është vizita e parë e një Patriarku rus të këtyre anëve, u ndjeva i ngacmuar në më shumë se një mënyrë. Mu kujtua në fillim Fan Noli, që në fillim të shekullit të shkuar është shuguruar prift, prej një rusi me emrin Platon, që ishte kreu i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E mos krijoni iluzione, kjo nuk është provë e marrëdhënieve dhe kontakteve të mira dhe të vrullshme mes ortodoksëve shqiptarë dhe atyre rusë. As që bëhet fjalë këto marrëdhënie kanë qenë dhe do të jenë pothuajse zero.

Më tej më erdhi në mendje historia  e themelimit të kishës sonë Autoqefale. Fan Noli së bashku me shqiptarë të tjerë në SHBA iu vunë përpjekjeve për  themelimin të Kishës Ortodokse Shqiptare,  për motive pastërtisht patriotike, për të  mos lënë ortodoksë shqiptarë të tjerë atje të binin në ndikimin e kishës ortodokse greke. Dihet që kisha ortodokse shqiptare është themeluar përveç të tjerave për të shërbyer si një ledh ndaj greqizmit të shqiptarëve ortodokse. Këtë e them në respekt të kronikës së historisë dhe jo për të futur spica brenda komunitetit të ortodoksëve shqiptare, apo midis dy vendeve fqinje. As që më shkon në mend kjo e fundit.

Dhe ironia e historisë e deshi që në krye i Kishës Ortodokse Shqiptare në 25 vitet e fundit të ishte jetë një grek. Këtu nuk e kundërshtoi njeri në vitin 1992, por me siguri Fan Noli do të jetë kthyer përmbys në varr  kur ka marrë vesh se kjo ndodhi. Dhe afërmendsh kjo nuk ka lidhje me Anastan Janullatos, ky i fundit si person dhe si prifti është mirë. Është një figurë e respektuar dhe më siguri do të mbetet një emër e mirë në Shqipëri. Përveç të tjerave ai është Kryepeshkopi më jetëgjatë në krye të kishës Ortodokse shqiptare dhe kushedi dhe sa vite të tjera do të jetë në krye të kësaj kishës. Ai është duke mbushur të 90-at dhe me shëndet është si kokrra e mollës.

Dhe kështu i bie që dy figurat më të rëndësishëm në historinë e kishës Ortodokse shqiptare të jenë Fan Noli që luftoi për të ngritur një kishë shqiptare autoqefale, e cila në atë kohe ishte antigreke dhe Janullatsi, i cili si çdo prift është më grek se të gjithë grekë dhe si Kirilli më rus se të gjithë rusët, apo siç është patriarku serb Irinei më serb se të gjithë serbët, apo siç ka qenë Fan Noli ynë më shqiptar se të gjithë shqiptarët.

Është në natyrën e kishave ortodokse që të jenë të lidhura shumë më pushtetin, politikën, kombin dhe me punë që nuk kanë të bëjnë me qiellin. Autoqefale ka në një mënyrë apo në një tjetër ka marrë kuptimin nacionale për të mos thënë nacionaliste, s’ka gjë se në Shqipëri e ka humbur këtë kuptim. Ka ekzistuar frika në fillim se konflikti mes priftit dhe grekut mund të bartin në mënyrë dramatike në fronin më të lartë të kishës ortodokse shqiptare, por kjo nuk ndodhi. Për meritë të Janullatosit duhet thënë që ka ditur ta mbajë të shtruar, ta maskojë këtë konflikt. Jo më kot ortodoksët shqiptarë e duan dhe e respektojnë. Dhe nuk ka të bëjë që prej kohës kur mori pasaportën shqiptare, jo kjo ka qenë më parë. Kjo është një arsye që më bën edhe mua si shqiptar laik, ta respektoj.

Por personalisht nuk kam mundur që ta heq prej vetes një sëkëlldi “noliane”. Sesi më vjen që në krye të kishës Ortodokse shqiptare nuk është një shqiptar. Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka. Më nderojnë dhe po të më hynë në shtëpi. Por në respekt të historisë së vendit tim, nuk dua që në krye të kishës Ortodoksë shqiptare. Unë do doja që në krye të kishës Ortodokse shqiptare të ishte një shqiptar, se ja sesi më duket që këto tri ditë në skenën shqiptare protagonistë të ngjarjes së javës të ishin dy të huaj, një grek dhe një rus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!