Provokon Goldi Halili: Këpucët e kuqe? I shkel, sikurse edhe buzët hahen…

schedule08:55 - 12 Janar, 2021

schedule 08:55 - 12 Janar, 2021

Goldi Halili, vajza e presidenti të Tiranës, Refik Halili, ishte pjesë e emisionit “Pressing”ABC, ku nuk munguan as pyetjet provokuese nga drejtuesit e këtij programi, Gerti Çarçani dhe Fioralba Dizdari. Fillimisht Goli u pyet se si përjetohen momentet jo të mira të Tiranës në shtëpinë e tyre.

“Kemi nisur të mësojmë ngadalë, jemi të ndërgjegjshëm për ta mbyllur ciklin e këtij sezoni siç duhet. Jam natyrë emocionale në përgjithësi, kam nga ato shpërthimet e mia kur nuk më shikojnë. Ndonjëherë jam e shkujdesur dhe nuk shoh përreth. Babi sjell gjithë zymtësinë e mundshme në shtëpi, Është energjia më negative që sjell. As babit, as vëllait nuk i flitet me gojë. Te tre jemi me humor të ulur”.

Më pas Goldi mori një provokim edhe nga Çarçani: “Bashkëshorti me Partizanin? Nuk e kuptoj… Thonë që njeriu, nuk fyhem aspak, nuk e di si do të reagojë në situata të ndryshme. Rrethet që unë frekuentoj rrethohen nga uragane bardheblu. Edhe nëse nuk do ishte tifoz i Tiranës, me injektimet tona do e kthejmë bardheblu, edhe pse nuk do doja të ndryshoja asgjë nga personi që do të kem në krah”.

“Para derbit kisha veshur këpucë të kuqe dhe kisha lyer buzët me të kuqe, që nuk më shkojnë. Më pyetën dhe shpresoj të mos ma marrin për kunj, por thjesht si diçka gazmore, u thashë se këpucët shkelen dhe buzët edhe hahen ndonjëherë…”.

“Ofendimet më vënë në vështirësi, nuk them për ato familjare. Por ato tipit mos iu zëntë akshami, apo urimi i vdekjes, sidomos atij personi që djersit atë fanellë. Kjo është e papranueshme. Jam unë ajo që qëndroj pas bllokimeve. Më dridhet dora kur e bëj, por duhet të mos i gjuajnë me gur familjes tonë. Unë Tiranën e quaj perandori, mbretëri, çdo gjë. Mund të ketë komente nga më të ndryshmet”, u shpreh Halili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!