Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit Provokacija të drejtuar nga gazetari Mustafa Nano ishin Jon Michael Dizdar, këshilltar për çështjet e kanabisit në Mistral Consulting Group dhe Anja Basha aktiviste, Mistral Consulting Group.
Një diskutim gjithëpërfshirës mbi çështjet e ndryshme të kanabisit. Përdorimin e tij dhe legalizimin e kanabisit për dobi mjekësore. Fillimisht të ftuarit treguan për kompaninë e tyre Mistral Consulting Group, e cila i bashkangjitej një kompanie tjetër akoma më të madhe të licensuar nga shteti kanadez për prodhimin, eksportimin, importimin, studimet dhe hulumtimin në fushën kanabisit.
Anja Basha tha në lidhje më detyrën e saj në këtë kompani se: “Jemi për t’ju treguar dhe informuar shqiptarëve për të mirat e kanabisit për përdorimet mjekësore të tij. Duke mos pasur asnjë lloj influence tjetër me pjesën e biznesit. Qëllimi është që të ulim stigmën e një bime e cila është keqkuptuar për një kohë shumë të gjatë.”
I pyetur nga gazetari Nano, i cili gjithashtu ka bërë disa artikuj në lidhje me temën e legalizimit të kanabisit në Shqipëri, Jon Michael Dizdar u shpreh se ai ishte pro legalizimit të kanabisit jo vetëm për qëllime mjekësore por edhe në aspektin rekreacional.
“Mendoj se në Shqipëri duhet që të fillojë si diskutim për të treguar efektet pozitive të kanabisit dhe si ndikon në trupin tonë. Individët duhet të dinë këtë zgjedhje që e kanë për tu trajtuar. Mendoj se të fillojmë të flasim në baza mjekësore e shkencore është më e rëndësishme përpara se të shkojmë tek pjesa e përdorimit për qef.”
U tregua se me anë të kanabisit mjekësor mund të qetësohen dhimbje të ndryshme, gjithashtu John rrëfeu eksperiencën e tij të para disa viteve ku kishte pasur një lëndim në qafë dhe pas përdorimit të shumë medikamenteve të ndryshme të cilat nuk i kishin dhënë efekt, zgjidhje kishte gjetur vetëm tek përdorimi i kanabisit. Ata thanë se një bimë e tillë është natyrale në përdorim pasi edhe qumështi i gjirit të nënave më të cilën ushqehen fëmijët e vegjël, ka elemente të përbashkëta me këtë bimë. Akuzave nga propaganda të ndryshme për efektet negative të kanabisit, John u shpreh se e shikon këtë si një taktikë intimidimi e vënë nga organizata që kanë interes, siç janë grupet farmaceutike.
“Kanabisi ka treguar e provuar që është reduktues i dëmit shkaktuar nga substanca të tjera dhe ka efekte përfituese nga ana mjekësore. Ajo shfuqizon efektet e varësisë nga drogërat e forta apo abuzimit të pilulave antidepresive.”
Anja Basha tregoi se një nga faktet se përse duhet të bëhet legalizimi i kanabisit është ulja e krimit të organizuar, sepse duke e ndaluar këtë gjë krimi i organizuar lulëzon. Përveçse përmirëson shëndetitn e njërëzve zhvillon ekonominë, zhvillon tregëtinë me vende të tjera dhe hap vende të reja pune.
Në lidhje më kanabisin në këndvështrimin e shoqërisë shqiptare Basha u shpreh se nuk mund të flasim për legalizimi kur kemi stigmatizim në lidhje më këtë bimë pasi “Kanabisi nuk është drogë”.
Ajo u shpreh se tashmë duhet të diskutojmë hapur për kanabisin jo si një drogë e rëndë, por si një bimë mjekësore./abcnews.al