Në episodin e radhës të emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano në ABC News kanë qenë të ftuar:
1.Fatmir Mediu, politikan, i cili komentoi lajmin për një qendër rehabilitimi për ushtarët e ISIS, si edhe për lajmin ndërtimit të një kampi refugjatësh në Shqipëri. Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes duhet të ketë më shumë transparencë kur bëhet fjalë për lajmë të tilla.
2.Neritan Ceka, arkeolog, foli për problemet arkeologjike dhe kërkimet shkencore në Shqipëri. Ai e quajti të paprecedentë dhënien e Butrintit, që është pasuri e UNESCO-s një kompanie që nuk dihet se çfarë është. Sipas tij kjo është një qeveri klienteliste.
3.Primo Shllaku, studiues, përkthyes, shkrimtar. Ai ka folur për origjinën ilire shqiptare dhe kryqëzimin e rracave.
4.Gjergj Leka, kantautor. Foli për shpërthimin e genit shqiptar në fushën e muzikës si Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Ermal Meta që janë afirmuar ndërkombëtarisht. /abcnews.al