Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Provimi fals i Suarez, zbulohet plani dinak i avokates së Juventusit

schedule10:57 - 23 Shtator, 2020

schedule 10:57 - 23 Shtator, 2020

Luis Suarez mund t’i sjellë Juventusit telashe. Bardhezinjtë tentuan ta afrojnë në skuadër sulmuesin e Barcelonës dhe veç kësaj deshën ta ndihmojnë të marrë sa më shpejt pasaportën italiane. Italishtja e uruguaianit i vuri në siklet bardhezinjtë, pasi mediat në vendin fqinj shkruajnë se avokatja e Juventusit, Maria Turco, mund të akuzohet për korrupsion.

“Corriere della Sera” shkruan se ajo kishte telefonuar tre herë Simone Olivieri, Drejtorin e Përgjithshëm të Universitetit të Perugia, për t’i kërkuar afrimin e provimit të Suarez. Fillimisht ishte caktuar që sulmuesi ta bënte provimin e gjuhës italiane më 22 shtator, por më pas u afrua dhe u zhvillua më 17 shtator.

Avokatja kishte premtuar që do të dërgonte në Universitetin e Perugia të tjerë futbollistë të huaj për të marrë provimin, çka normalisht përkthehet me prestigj. Gjithsesi gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër dhe Guardi di Finanzia ka nisur hetimet për parregullsi në provimin e futbollistit.

Pretendohet se Luis Suarez e dinte se çfarë do t’i binte në provim, ndërkohë që ka edhe përgjime që zbulojnë se sulmuesi nuk do të pengohej dhe do ta merrte provimin e gjuhës italiane. Deri më tani për lojtarin vetë nuk ka asnjë problem, por Juventusi edhe mund të përfshihet në telashe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!