Provimet në universitete, Kushi: Kemi propozuar që sezoni të zgjatet në 45 ditë

schedule15:26 - 10 Shkurt, 2021

schedule 15:26 - 10 Shkurt, 2021

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ka kontaktuar me komunitetin Teknik të ekspertëve në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve.

Kushi thekson se beson fort se ky është një hap pozitiv për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Ndër të tjera ministrja ka deklaruar se sezoni i provimeve të jetë për një afat 45 ditësh, së katërti mungesat të mos u penalizojnë studentët për të hyrë në provime, duke marrë parasysh vështirësitë që ka pasur.

Besoj fort se ky është një hap pozitiv për atë që ka shkaktuar pandemia. Që nga ky moment për të garantuar një proces të rregullt, do të kërkoja nga universitetet, kur provimi nuk mund të zhvillohet online, sipas vlerësimit provimi mund të zhvillohet në auditore duke zbatuar rregullat anti covid.

Universitetet duhet të marrin parasysh kërkesën e studentëve për të mos marrë pjesë në sezon. Kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë. Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta, maska të jetë 1 orë”, ka thënë Kushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!