Për Arben Ristanin nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultat mbledhja e fakteve për parregullsi në zgjedhje.
Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, ai tha se në momentin që mbyllet dita e votimit pa kontestime do të thotë pavlefshmëri absolute që mund të përmbysin zgjedhjet nuk ka. Sipas tij, animimi mund të vijë vetëm për votat e pavlefshme.
“Dita e votimit është mbyllur pa kontestime. Në momentin që mbyllet dita e votimit pa kontestime do të thotë pavlefshmëri absolute që mund të përmbysin zgjedhje nuk ke më këtu. Nëse s’ke pas ankim për ditën e votimit dhe kutitë mbyllen, përshëndetet nga partitë, s’mund të thuash që kjo qendër ka parregullsi.
Pjesa e numërimit. Çdo krah i politikës ka numëruesit në tavolinë. Çdo debat në tavolinë në raport me mënyrën si është numëruar vjen KZAZ që e zgjidh. Nëse mbyllet, mbaron edhe kjo pjesë.
Ankimi që mund të vijë tani është për votat e pavlefshme. Numëruesi mund të jetë parë me stilolaps po nuk e di që po bën llogaritë apo ai që ka përballë e lë. Ndikim në rezultat nuk ka për të ndodhur. Dash i ka njohur zgjedhjet, OSBE po edhe shtetet fqinje,” tha ai. g.v/abcnews.al