“Prova” me formacionin/ Sylvinho nuk ndryshon skuadrën që fitoi kundër Gjeorgjisë

schedule13:02 - 14 Nëntor, 2024

schedule 13:02 - 14 Nëntor, 2024

Skuadra që fiton nuk ndryshohet. Këtë ligj të pashkruar të futbollit pritet të respektojë Silvinjo për ndeshjen kundër Çekisë.

Sfida e së shtunës në “Air Albania” është vendimtare për vendin e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe trajneri i kombëtares shqiptare pritet të mbështetet sërish te 11-ja që doli me sukses nga ndeshja e fundit e tetorit në transfertën e Gjeorgjisë.

Nuk ndryshon as moduli 4-2-3-1, I preferuar i Silvinjos.

Strakosha e ka të sigurtë vendin në portë, ndërsa përpara tij do të rreshtohen në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Ajeti, me këtë të fundit si zgjedhje me dëtyrim pas mungesave të kapitenit Gjimshiti dhe Kumbullës.

Në krahun e majtë Mitaj është i pazëvendësueshëm, ndërsa në të djathtë Balliu ka kuota më të larta se Hysaj për një vend si titullar.

Asnjë ndryshim në mesfushë.

Asllani dhe Ramadani do të krijojnë digën përpara mbrojtjes, ndërsa Laçi, përveçëse duhet të thyejë aksionet, duhet edhe të sulmojë si gjithmonë edhe hapësirat në fazën sulmuese.

Bajrami në të të majtë dhe Asani në të djathtë do të ndihmojnë sulmuesin e vetëm, që pritet të jetë sërish Indrit Tuci, pas paraqitjes pozitive në debutim me asistin në golin e vetëm kundër Gjeorgjisë.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Silvinjo t’I besojë edhe Myrto Uzunit, pasi në rolin e qëndërsulmuesit, ai po kalon një formë të shkëlqyer me Granada.

Për ndeshjen kundër Çekisë, Mirlind Daku e ka vendin të sigurtë vetëm në triubunë, pasi është i pezulluar për shkak kartonësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!