Shkencëtarët janë duke bërë provën gjenerale se si do të jetohej në Mars.
Forumi Hapësinor Austriak po zhvillon një program, në të cilën simulohet jetesa në Mars.
Programi quhet AMADEE-18, ndërsa janë gjashtë austronautë, të cilët po jetojnë në izolim në shkretëtirën Dhofar në Oman, këtë muaj.
Ata do të zhvillojnë 19 eksperimente të ndryshme dhe do të përdorin një dron, një robot dhe një serë për të simuluar në këtë mënyrë, disa misione në planetin e kuq.
Austronautët po jetojnë në një zonë, rreth 320 kilometra katrorë përreth shkretëtirës.
Kjo zonë u zgjodh sepse ka ngjashmëri me Marsin.
Eksperimenti do të zgjasë deri më 28 Shkurt./abcnews.al