Protestuesit u vënë flakën rrugëve, gazetarja e ABC në Bruksel: Kundër masave anti-COVID

schedule19:36 - 24 Janar, 2022

schedule 19:36 - 24 Janar, 2022

Përgjatë ditëve të fundit, Belgjika është përballur me protesta masive të qytetarëve që janë kundër masave anti-COVID në vend. Gazetarja e ABC në Bruksel Erisa Zykaj në një lidhje në Radarin Informativ dha detaje në lidhje me këto organizime si dhe qëndrimin e qeverisë Belge.

“Qeveria e Brukselit është përballur me një manifestim kundër masave shtrënguese. Kjo ka tërhequr vëmendjen sepse ka mbledhur vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe pensionistë që kanë protestuar kundër vaksinimit për fëmijët apo përdorimit së maskave për fëmijët në shkolla. U arrit në një manifestim me gati 50 mijë persona.

Qeveria është zbrapsur para një manifestimi për çështje kulturore, për hapjen e kinemave, operave. Për momentin kemi vetëm një dënim të dhunës. Mediat e kanë cilësuar luftë për liritë që përfundoi në dhunë. Kemi pasur edhe thyerje të xhamave të godinës së sanksioneve të jashtëm të BE. Qeveria e Brukselit ka dënuar dhunën”, deklaroi Zykaj.

Ajo tha se nga 1 Marsi pritet të hyjë në fuqi vendimi për bërjen e dozës së tretë të vaksinës 9 muaj pas dy dozave të para.

“Edhe shqiptarët që kanë bërë dy doza dhe nuk kanë bërë dozën e tretë, duke filluar nga data 1 Mars nuk do kthehen mbrapsht sepse do të llogaritet afati 9 mujor deri në dozën e tretë”, tha Zykaj.

Në protestë morën pjesë edhe qytetarë që udhëtuan nga Franca, Gjermania e vende të tjera evropiane për të ngritur zërin. Protestuesit thërrisnin “Liri!” ndërsa marshonin nëpër rrugët e e Brukselit dhe përplaseshin dhunshëm me policinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!