Protestuesit u grumbulluan në orën 11:00 para Kryeministrisë ashtu siç ishte paralajmëruar. Pak pasi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, iu bashkua protestuesve aty, ish-deputeti Flamur Noka, në një fjalim u bëri thirrje qytetarëve t’i ndjekin dhe të marshojnë rreth ndërtesës së Kryeministrisë.
“Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik! Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde. Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik. Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik! Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë, Rama ik, Rama ik! Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit. Populli ka folur! Rama ik! Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më. Na ndiqni, na ndiqni vëllezër! Rama ik! Rama ik! Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik. Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!
Marshim proteste! Do të marshojmë, protest ndaj bandës. Përpara!”, tha Noka.
Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka ka qenë i vetmi që ka folur deri në këto momente. Edhe një herë ai ka marrë magnetofonin ku u është drejtuar qytetarëve me fjalët se protesta do të vijojë.
“Vëllezër dhe motra, sot godina ku strehohet krimi është e rrethuar nga populli. Rama ik, Rama ik, Rama dorëzohu! Godina ku strehohet e keqja e këtij vendi është e rrethuar nga qytetarët, Rama ik. Godina nga e cila u varfëruan shqiptarët, është e rrethuar. Rama ik! Rama ik! Streha e korrupsionit është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Rama ik! Vëllezër e motra, ne do të vazhdojmë. Ne do vazhdojmë marshimin e protestës. Ne tregojmë qytetari dhe vlera. Nga sot e tutje Edi Rama do të jetë i rrethuar nga populli dhe revolta e tij. Rama ik, Rama ik! Rama ik se nuk ka zgjidhje tjetër. Rama ik, Rama ik, Rama ik! Rama ik sa nuk është vonë. Rama ik se ikja jote është shpëtim për ty, është shpëtim për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama ik, Rama ik! Ne jemi të vendosur, jemi të vendosur në kauzën tonë. Ne jemi më të vendosur se kurrë dhe do ta vazhdojmë protestën tonë marshim, do ta vazhdojmë. Rama ik, Rama ik! Na ndiqni, na ndiqni në marshimin tonë!”, tha Noka.
Pas kësaj, liderët e opozitës u nisën në drejtim të rrugës “Ismail Qemali”, e cila është në pjesën anësore të Kryeministrisë, duke marshuar në këtë mënyrë rreth ndërtesës së qeverisë./abcnews.al