Protestuesit pushtojnë Beogradin/ Llabani: Qeveria e Vuçiç ka marrë një goditje, por nuk do të hidhet poshtë

schedule22:08 - 17 Mars, 2025

schedule 22:08 - 17 Mars, 2025

Studentët në Serbi vijojnë protestat që prej ngjarjes së Novi Sad në muajin nëntor. Sipas gazetares Anduena Llabani, këto protesta nuk mund të hedhin poshtë qeverinë, por i kanë dhënë një goditjes asaj.

Ndër të tjera, Llabani u shpreh se Vuçiç ka hedhur akuza për Shqipërinë dhe Kosovën lidhur me kryengritjen studentore.

“Mbështetja e Vuçiç ka qenë qoftë nga SHBA, Rusia dhe Irani. Edhe BE, një ish- këshilltar kaq shumë e kishte vlerësuar punën e Vuçic sa e krahasonte me një prej tenistëve më të famshëm dhe me një prej gjenive më të famshëm me argumentin që Vuçiç është një lider me politikë shumë të mirë dhe ka mbështetjen absolute të BE.

Vuçiçi në lidhje me protesta hodhi akuza për Shqipërinë dhe Kosovën. Personat përmes mediave, portaleve, biznesit bëjnë të mundur destabilitet por sjellin ndryshim dhe rotacion të sistemit. Nuk besoj që këto protesta do hedhin poshtë qeverinë, pro ka marrë një goditje.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!