Situata para Parlamentit vijon të jetë e tensionuar dhe policia ka ndërhyrë me gaz-lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Këta të fundit kanë tentuar të hyjnë me dhunë duke prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe duke hedhur sendetë forta drejt hyrjes.
Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda vetëm përkohësisht, e cila u rikthyer sërish më pas para godinës. Nga pamjet e siguruara nga ABC News shikohen persona qe kanë probleme shëndetësore nga përdorimi i gazit-lotsjellës.
Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë. Policia ka bërë edhe një tentativë të dytë, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa janë futur në veprim edhe makinat ujë-hedhëse, që synojnë të shpërndajnë turmën./abcnews.al