Protestuesit nisin marshimin, kryeministria mbrohet nga të gjitha anët, shtyllat e lyera me graso

schedule11:14 - 19 Mars, 2022

schedule 11:14 - 19 Mars, 2022

Teksa protestuesit janë nisur nga qendra drejt kryeministrisë, policia ka marrë masa.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në dy pjesët anësore të kryeministrisë janë pozicionuar forca policie.

Disa prej tyre po qëndrojnë në pjesën e pasme të kryeministrisë. Në gatishmëri është edhe FSHN e cila është pozicionuar në afërsi të godinës së ministrisë së Brendshme dhe parlamentit.

Në dispozicion është vendosur edhe një autobot në rast se do të ketë goditje ndaj institucioneve.

Lexo edhe: Qytetarët sërish në protestë për çmimet, policia “blindon” zemrën e Tiranës

Një orë para nisjes së protestës janë bllokuar të dyja hyrjet e bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Një pjesë e mirë e shtyllave të ndriçimit në bulevard janë bërë me graso për të penguar protestuesit që të ngjiten dhe të shkëpusin kamerat e sigurisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!